Home Kronika Vrau 1 person dhe plagosi 3 të tjerë, emigranti shqiptar në listën...

Vrau 1 person dhe plagosi 3 të tjerë, emigranti shqiptar në listën e më të kërkuarve në Angli

Një shqiptar i kërkuar për vrasje në Shqipëri, tashmë është në kërkim dhe nga autoritetet në Angli. Policia vendase ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të gjetur shqiptarin që akuzohet për një vrasje.

Arjanit Kondi, i njohur gjithashtu si Arjanit Kondaj, u akuzua se ka vrarë një person në pa një grindje në një lokal në Vlorë dhe ka plagosur 3 persona të tjera në 20 Prill të vitit 2017.

Ai tashmë është në kërkim dhe nga Interpol, pas një urdhër-arresti nga Gjykata e Magjistraturës në Westminster. Ai besohet se mund të fshihet në Londër, por ende policia nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Policia në një njoftim bën me dije se të gjithë që e shohin të mos i afrohen, por të kontaktojnë autoritetet.

Loading...