Home Bota VIDEO: Ushtarët e dehur “provojnë fuqinë” e tankut, shkatërrojnë murin e një...

VIDEO: Ushtarët e dehur “provojnë fuqinë” e tankut, shkatërrojnë murin e një aeroporti në Rusi

Ky është momenti kur dy ushtarë rusë përplasin tankun e tyre me murin rrethues të një aeroporti në qytetin Gumrak, në jugperëndim të Rusisë.

Alexander Zherebtsov, 29 vjeç, nën efektin e alkoolit, drejtoi tankun me një shpejtësi që i kaloi 70 kilometrat në orë, jashtë rruge. Tanku u ndal vetëm në momentin kur shembi murin rrethues të aeroportit.

Për fat të mirë, si pasojë e kësaj ngjarjeje nuk pati persona të lënduar, edhe pse Alexander Zherebtsov u shfaq në një foto me gjak në fytyrë.

Dy ushtarët u vunë në pranga nga autoritetet përkatëse. (TemA)

Loading...