Home Bota VIDEO: Panik në SHBA, babai vritet para syve të të birit gjatë...

VIDEO: Panik në SHBA, babai vritet para syve të të birit gjatë ndeshjes së futbollit

Një person i armatosur vrau një baba dhe plagosi djalin e tij shtatë vjeç pas të shtënave që ndodhën në Jacksonville, SHBA, gjatë fundjavës.

Ai hapi zjarr pranë një parku ku po luhej një ndeshje futbolli ndërsa të pranishmit në vendin e ngjarjes u përballën me pamjet e rënda.

Ata ia mbathën vrapit për të shpëtuar kokën siç duket në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale.

Ekipet e të rinjve ishin rreshtuar për të luajtur kur papritur u dëgjuan të shtëna me armë që bënë që fëmijët dhe familjet e tyre të shtrihen përtokë e të vrapojnë në panik.

Policia po kërkon vrasësin e dyshuar të një babai 27-vjeçar, i cili nuk u pa në pamjet tronditëse.

Loading...