Home Lajmet kryesore VIDEO/ Ariu trembet nga qeni i vogël, ngjitet në pemë nga frika

VIDEO/ Ariu trembet nga qeni i vogël, ngjitet në pemë nga frika

Një video e një ariu që trembet nga një qen i vogël është bërë virale në rrjete sociale. Videoja tregon momentin kur qeni i vërsulet ariut, pasi ishte futur në oborrin e shtëpisë në Port Coquitlam, British Columbia, Kanada.

Qeni i quajtur Jersey, shihet në videon e postuar nga pronari David Jonsson duke qëndruar në tokë ndërsa një ari i zi tentonte të ngjitej nga frika në një pemë pranë banesës. Jersey leh vazhdimisht ndaj ariut, ndërsa familjarët dëgjohen në sfond që tentojnë të largojnë kafshën nga oborri i shtëpisë së tyre. /abcnews.al

Loading...