Home Ballkani Greqi, shqiptari vret të dashurën ukrainase dhe bashkëshortin e saj biznesmen në...

Greqi, shqiptari vret të dashurën ukrainase dhe bashkëshortin e saj biznesmen në Mykonos! Çifti u gjet i zhveshur dhe i mbuluar në gjak

Një shqiptar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka kryer një krim të dyfishtë në Mykonos, që ka alarmuar të gjithë ishullin. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë, e cilësuar si e llojit ‘thriller’ është zbuluar nga fqinjët e dy viktimave, të cilët kishin parë se nga dera e tyre, rridhte gjak.

Fillimisht, shqiptari, mësohet se ka hedhur në erë me eksploziv makinën e gruas ukrainase, e cila ishte e martuar me një biznesmen nga Mykonos, por që dyshohet se ka pasur lidhje jashtëmartesore me autorin.

Në momentin që u raportua shpërthimi i mjetit, policia erdhi të kërkonte 45-vjeçaren, por fqinjët e viktimës dhanë alarmin.

Ata u shprehën para efektivëve se nga dera e gruas, që jetonte bashkë me biznesmenin dhe njiheshin sit ë pasur në zonë, rridhte gjak.

Policia hyri brenda banesës dhe çifti ishte i shtrirë në tokë, i mbuluar në gjak. Në trupat e tyre nga këqyrja paraprake vëreheshin shenja dhune dhe ishin plotësisht të zhveshur.

Autor, dyshohet se është shqiptari i shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Dyshja e ndjerë, kishin edhe një vajzë, 20 vjeçe.

Loading...