Home Lajmet kryesore Twitter do të të detyrojë ta lexosh një artikull përpara se ta...

Twitter do të të detyrojë ta lexosh një artikull përpara se ta shpërndash

Nuk është fare e pazakontë që një lajm ta marrim si të mirqënë vetëm nga titulli, pa kuptuar fare kontentin e tij. Studimet tregojnë se më shumë se gjysma e linqeve që qarkullojnë në rrjete sociale shpërndahen pa u hapur fare, ndërsa lajmet e rreme qarkullojnë 6 herë më shpejt se ato të sakta.

Në përpjekje për të luftuar këto fenomente Twitter vendosi të bënte disa teste në qershor, kur teksa provoje të shpërndajë një link të pa-klikuar një tabelë të kërkonte ta rimentoje edhe njëherë.

Ky test mesaduket paska rezultuar më se pozitiv, pasi të paktë 40% më shumë njerëz i kanë klikuar ato linqe. Rezultat mjaft i kënaqshëm, ndaj edhe tashmë platforma ka vendosur ta sjellë këtë opsion si standart global. Sigurisht që një link mund ta shpërndash edhe nëse nuk e hap linkun, por një tabelë kujtuese bën vetëm mirë.

Sugjerimeve se ndoshta kjo është thjesht një strategji për të numëruar më shumë kategori klikimesh për përdoruesit e vetë, Twitter u ka thënë se ky nuk është një produkt për t’u shitur. Ata zotohen se këto ndryshime kanë për synim të fuqizojnë biseda të shëndetshme dhe informuese.

Loading...