Home Ballkani Video-Shpërthimet në Bejrut/ Priftit i bie tavani në kokë gjatë meshës

Video-Shpërthimet në Bejrut/ Priftit i bie tavani në kokë gjatë meshës

Me dhjetëra video po qarkullojnë nga Bejruti, të cilat tregojnë tmerrin që kanë përjetuar vendasit që ishin atë moment pranë zonës së portit, kur dy shpërthime shkaktuan dëme kolosale, viktima, mijëra të plagosur dhe kaos total.

Një prift i cili predikonte pa praninë e besimtarëve, për shkak të situatës me Covid-19, dhe filmohej në transmetim direkt që mesha e tij të ndiqej nga shtëpia u gjend në një situatë të sikletshme, por fatmirësisht shpëtoi me lëndime të lehta.

Siç shihet në video, fillimisht ikin dritat, ndërsa prifti vijon për pak sekonda i befasuar meshën. Ndërkohë, vala e shpërthimit sjell edhe shkatërrimin, e tavanit, nga i cili prifti largohet me vrap, ndërsa personi që e filmonte hedh telefonin në panik për të dalë edhe ai jashtë. /CNA.al

 

Loading...