Home Kronika Vdekja misterioze e 16-vjeçares shqiptare: Ja dyshimet e policisë greke, pritet zbardhja...

Vdekja misterioze e 16-vjeçares shqiptare: Ja dyshimet e policisë greke, pritet zbardhja e telefonatave

Dyzet ditë pas vdekjes misterioze të 16-vjeçares Maria H., trupi i së cilës u gjet mëngjesin e 15 korrikut përpara një kishe në Trikala, pritet rezultati i komunikimeve telefonike të së miturës, të cilat do të hedhin dritë mbi atë që e shtiu drejt vdekjes.

Policia ka pritur me padurim gjithë këto javë të dhënat e komunikimeve telefonike dhe mesazheve tekstuale që vajza fatkeqe nga Shqipëria kishte shkëmbyer nga telefoni i saj celular.

Gjithashtu, pritet të zbulohen edhe të dhënat e numrave të tjerë celularë që kanë qenë në zonë natën e 14 korrikut dhe mëngjesin e 15 korrikut, ku Maria u gjet e vdekur.

Ajo që do të zbulohet nga bisedat që gjimnazistja kishte përmes mediave sociale, gjithashtu konsiderohen të rëndësishme. Rezultati është pritur me shumë interes nga familja e Marias, e cila është e bindur që vajza e tyre u vra.

Rezultatet e testeve toksikologjike dhe testeve të ADN-së në trupin e vajzës fatkeqe mund të publikohen deri në fund të javës.

Autoritetet kanë vënë nën mikroskop një bashkatdhetar 30-vjeçar të 15-vjeçares, të cilin ajo duket se e ka takuar shpesh periudhën para vdekjes së saj.

Vajza u gjet e vdekur nga punonjësit e Komunës së Trikalas, të cilët po kryenin punë pastrimin në zonë. Ajo ishte e zbathur (më vonë policia gjeti këpucët e saj pas kapelës), ndërsa kishte mavijosje në fytyrën, kokë, krahë dhe pjesët e tjera të trupit, të cilat fillimisht forcuan versionin e krimit.

Sidoqoftë, skenari i vetëvrasjes mbizotëroi shpejt me një rënie nga këmbanat e kishës.

Mbi të gjitha, vendi ku u gjet trupi i vajzës është famëkeq, pasi frekuentohet nga shitësit e drogës dhe përdoruesit.

Loading...