Home Bota Thellohet bilanci tragjik në Bejrut, mbi 3000 të plagosur dhe 50 viktima...

Thellohet bilanci tragjik në Bejrut, mbi 3000 të plagosur dhe 50 viktima (DETAJE+VIDEO)

Shpërthimi i fuqishëm ditën e sotme në kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, i cili mori me dhjetra jetë njerëzish, plaogosi qindra të tjerë dhe shkaktoi shumë dëme, shokoi mbarë botën.

Pamjet tronditëse të dy shpërthimeve të njëpasnjëshme pranë portit të qytetit në një depo me mjete piroteknike dhe me sasi të mëdha të nitratit të amoniumit bënë xhiron e mediave botërore.

Deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, raportohen në terren nga ekipet e emergjencës civile dhe ushtrisë, 50 opersona të vdekur dhe mbi 3000 të tjerë të plagosur.

Spitalet e kryeqytetit libanez tashmë janë jashtë kapaciteteve dhe po shkojnë drejt kolapsit.

Ndërkohë që shumë qeveri në mbarë botën kanë shprehur solidaritet me Libanin pas kësaj ngjarjeje tragjike si dhe kanë ofruar gatishmërinë e tyre për ndihma.

Disa qeveri përfshirë edhe ato të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, SHBA-së, Kanadasë dhe Izraelit kanë ofruar gatishmërinë e tyre për ndihma himanitare.

Ngjarja e rëndë erdhi në një kohë të tmerrshme për Libanin, i cili është në prag të një kolapsi financiar.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fehmi, deklaroi se “sasi të mëdha të nitratit të amoniumit” ruheshin në port dhe ato mund të kenë shkaktuar shpërthimin.

Agjencia e lajmeve Agence France-Presse citoi Ministrinë e Shëndetësisë së Libanit e cila tha se numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 50, ndërsa mbi 3000 persona janë plagosur.

Për shkak të shpërthimit humbi jetën edhe zyrtari i lartë dhe politikani Nazar Najarian, sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb.

Kryeministri libanez Hassan Diab, shpalli ditën e nesërme si ditë zie kombëtare pas kësaj fatkeqësie e cila e goditi shumë vendin.

Kujtojmë se shpërthimi u ndje edhe në ishullin e Qipros, rreth 240 kilometra larg nga Libani, sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC)./ Shekulli.com.al.

Loading...