Home Bota Prekëse në Bejrut/ Babai bën gjithçka që të mbrojë fëmijën gjatë shpërthimit...

Prekëse në Bejrut/ Babai bën gjithçka që të mbrojë fëmijën gjatë shpërthimit (VIDEO)

Kamerat e sigurisë brenda një apartamenti privat në Bejrut, kanë filmuar momentin kur një baba i pushtuar nga paniku bën gjithçka që ta mbrojë djalin nga shpërthimi i fuqishëm që dridhi tërë kryeqytetin e Libanit.

Ky baba tërë kohën e përqafonte të birin duke tentuar ta qetësojë, e në fund nga dridhjet e mëdha si pasojë e shpërthimit e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e mbron, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që në Bejrut sot kanë ndodhur të paktën dy shpërthime të fuqishme, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 50 persona. Këto të dhëna i ka konfirmuar edhe Kryqi i Kuq në Liban.

Dyshohet se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti. /CNA.al

Loading...