Home Bota Kreu i opozitës ruse në koma, Trump: Po ndjekim nga afër situatën...

Kreu i opozitës ruse në koma, Trump: Po ndjekim nga afër situatën në Rusi

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas gjendjes së rënduar të kreut të Opozitës ruse, Alexei Navalny i cili dyshohet se është helmuar ndërsa tashmë  ndodhet në koma.

Sa i përket kësaj ngjarje Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi ditën e sotme se po i shikon ngjarjet që po raportohen nga Rusia. Më tej lideri amerikan ka shtuar se ai së bashku me zyrtarë të tjerë të SHBA-së po e ndjekin nga afër këtë çështje serioze të Navalny.

Ndërkohë deri më tani kanë ardhur edhe reagime nga zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.

Kremlini reagoi menjëherë duke i uruar shërim të shpejtë Z. Navalny. Kujtojmë se 44-vjeçari Z. Navalny, ka qenë për vite me radhë mes kritikëve më të fortë të Presidentit Vladimir Putin.

Edhe sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar” nga raportet që z. Navalny ishte helmuar.

Kreu i opozitës ruse është përballur me një situatë të rëndë ditën e sotme teksa po fluturonte nga Tomsk në Moskë, por pasi ka pirë një filxhan çaj ai është ndjerë shumë keq, saqë aeroplani është ulur me urgjencë në Omsk.

Tashmë Alexei Navalny është në koma, ndërsa zëdhënësja e tij ka deklaruar se dyshohet për helmim.

Për këtë ngjarje kanë ardhur reagime të shumta nga ndërkombëtarët, ndërsa së fundmi edhe Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po e ndjek nga afër ngjarjen.

Loading...