Home Kronika Gruaja shqiptare shkon e dehur në shtëpi dhe rreh burrin, policia e...

Gruaja shqiptare shkon e dehur në shtëpi dhe rreh burrin, policia e prangos

Një grua është prangosur nga Policia në Podujevë pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, pasi gruaja nën efektin e alkoolit kishte shkuar në shtëpi dhe kishte sulmuar bashkëshortin e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj)”, njofton policia.

Ndërkohë viktima e dhunës nuk ka pranuar trajtim mjekësor, dhe bashkëshortja është lënë që të hetohet në gjendje të lirë.

Loading...