Home Bota Bilanc tragjik viktimash nga shpërthimi në Bejrut, mbi 60 persona të vrarë....

Bilanc tragjik viktimash nga shpërthimi në Bejrut, mbi 60 persona të vrarë. Mbi 3000 të plagosur (VIDEO)

Ministria e shëndetësisë në Liban tha se të paktën 63 njerëz kishin vdekur dhe 3,000 pësuan lëndime në shpërthimet dhe zjarrin që tronditi Bejrutin të martën.

Me të plagosurit që ende shkojnë nëpër spitale dhe kërkimet e personave të zhdukur që po vazhdojnë, shifrat kanë të ngjarë të shkonin më të larta.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë Kataeb, Nizar Najarian, u vra në shpërthim, dhe në mesin e të plagosurve ishte edhe Kamal Hayek, kryetari i ndërmarrjes shtetërore të energjisë elektrike, i cili është në gjendje kritike.

Videot tregojnë një shpërthim të madh të ndjekur nga ulërima dhe tymi i madh që ngrihet mbi qytet.

“Pashë një zjarr dhe re tymi që lëshohen mbi Bejrut,” i tha një dëshmitar Reuters. “Njerëzit po bërtisnin dhe vraponin, po gjakoseshin. Ballkonet u hodhën në erë. Xhamat në ndërtesat e larta u shpartalluan dhe ranë në rrugë. “

Sipas Reuters, të paktën 10 trupa janë dërguar në spitale pas shpërthimit.

Agjensia shtetërore e lajmeve në Liban NNA tha se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit, ku ka depo me eksplozivë. Nuk është e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.

Ministri i Shëndetësisë në Liban tha se ka një “numër shumë të lartë” të lëndimeve dhe dëme të mëdha.

 

Loading...