Home Bota Bejruti i kthyer në një qytet ‘të vdekur’, kasaphana e ngjashme e...

Bejruti i kthyer në një qytet ‘të vdekur’, kasaphana e ngjashme e Hiroshimën; Sirena ambulance kudo, mes viktimave edhe zyrtari i lartë libanez (VIDEO)

Ka shkuar mbi 50 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga shpërthimet e fuqishme në Liban, ndërsa mbi 3000 persona konfirmohen të plagosur deri më tani.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se, mes viktimave në Bejrut ka mbetur edhe Sekretari i përgjithshëm i partisë politike ‘Kataeb’, Nazar Najarian. Najarian ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. Ai vdiq si pasojë e plagëve të rënda që mori në trup.

Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian
Kryeqendra e Libanit, Bejrut, tashmë është kthyer në një ‘qytet të vdekur’, ndërsa është e mbuluar nga rrënojat dhe në rrugë dëgjohen vetëm sirena ambulancash në përpjekje për të shpëtuar qytetarët e plagosur të mbetur nën rrënoja.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Bejrut, spitalet janë jashtë kapaciteteve ndërsa situata paraqitet tepër e rëndë dhe në kaos. Spitalet bënë thirrje për dhurime gjaku dhe Gjysmëhëna e Kuqe Libaneze dërgoi një paralajmërim për pedagogët, duke u bërë thirrje atyre të nxitojnë për të shkuar në ndihmë në qendrat shëndetësore.

Guvernatori i qytetit të Beirut, Marëan Aboud tha “Beirut është një qytet katastrofë dhe shkalla e dëmeve është shumë e madhe” dhe e quajti shpërthimin një “katastrofë kombëtare të ngjashme me Hiroshima”.

Loading...