Home Lajmet kryesore (VIDEO) POLICËT PENGOJNË NDËRTIMIN E UJËSJELLËSIT, ASH: KJO ËSHTË POLITIKË DIKTATORIALE E...

(VIDEO) POLICËT PENGOJNË NDËRTIMIN E UJËSJELLËSIT, ASH: KJO ËSHTË POLITIKË DIKTATORIALE E BDI-SË

Njësitë policore sot janë përplasur me banorët në fshatin Siniçan të Bogovinës, ku po tentohet që të ndërtohet ujësjellësi i fshatit. Policët kanë penguar punën, ndërkohë që përfaqësuesit komunalë theksojnë se realizimi i këtij projekti është jetik për qytetarët.

Në vendngjarje ka dalë edhe kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, të cilin policia e ka penguar derisa i afrohej eskavatorit që kryen punimet. Kryetari Xhemaili ka kritikuar autoritetet qendrore për këtë pengesë që po ju bëjnë qytetarëve. Në disa momente, është tensionuar edhe situata dhe Xheamili ka zgjatuar duar dhe u ka thënë policëve që mund ta arrestojnë. Ndërkohë, krerët e Aleancës për Shqiptarët, parti e cila e drejton komunën, theksojnë se ky është një presion i orkestruar nga strukturat e BDI-së. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili ka theksuar se përveç rastit në Gostivar, ky është edhe një rast tjetër i presionit që po sushtron pushteti diktatorial i BDI-së. Arben Zeqiri /SHENJA/

VIDEO bonus:
Loading...