Home Lajmet kryesore E dinin të vdekur dhe i bëjnë varrimin, pas katër muajsh e...

E dinin të vdekur dhe i bëjnë varrimin, pas katër muajsh e gjejnë gjallë në varreza

Familja e tij e dinte të vdekur. Katër muaj më parë i kishin kryer ceremoninë e varrimit, por burri tani u gjet i gjallë duke bredhur në një varrezë në fshatin Kafr Al-Hosar, një periferi të Kajros, në Egjipt.

Kjo është historia e jashtëzakonshme e Mohamed El-Gammal, një ish mësues 40 vjeç, i cili vuan nga një çrregullim mendor.

Habia e familjarëve ishte e jashtëzakonshme kur zbuluan se kishin qarë njeriun e gabuar. Gjithcka filloi në janar, kur burri u largua nga shtëpia.

Nuk ishte hera e parë që ndodhte, por në këtë rast zhdukja zgjati shumë më tepër se zakonisht. Anëtarët e familjes filluan ta kërkonin, derisa u kontaktuan nga një spital që u tha atyre se kishte gjetur një kufomë të paidentifikuar. Në morg, të afërmit konfirmuan identitetin: ishte i dashuri i tyre.

Të gjithëve iu duk se ai me përjashtim të një motre, që u shfaq skeptike siç raporton Arab News. I bene ceremonine mortore, por pas 4 muajsh, një njeri u pa duke endur në varrezat e fshatit dhe u dërgua në komisariat për identifikim.

Këtu doli që ishte Muhamed. Tani mbetet për tu parë se kush është varrosur në vend të El-Gammal, e për këtë cështje, autoritetet kanë nisur një hetim.

VIDEO bonus:
Loading...