Home Sport VIDEO: Brazili zbulon Pelenë e ri, është 16 vjeç dhe vlen 50...

VIDEO: Brazili zbulon Pelenë e ri, është 16 vjeç dhe vlen 50 milionë euro

Mbiemri Nashimento e lidh me të paharrueshmin Edson Arantes, me Pelenë, futbollistin brazilian më të madh të të gjitha kohërave. Por jo vetëm mbiemri, edhe talentin e ka të jashtëzakonshëm. Luan me të rinjtë e Botafogos, ku ka shënuar më shumë se 150 gola dhe me moshat e Seleçaos, por ende nuk ka debutuar me ekipin e parë.

Quhet Mateus Nashimento dhe është 16 vjeç. Klauzola e prishjes së kontratës për kalimin në një klub jashtë Brazilit është 50 milionë euro. Një shifër shumë e lartë për një 16-vjeçar, i cili në Brazil konsiderohet si Pele i ri. Kështu e përshkruan shtypi brazilian talentin Mateus, sulmuesin e Botafogos. Ai ka rënë në sy me më shumë se 150 gola të shënuar me të rinjtë dhe pret debutimin me skuadrën e parë, ku sapo ka firmosur një kontratë trevjeçare, maksimumi i lejuar nga rregullorja në Brazil.

Mateus është një lojtar që ka shkëlqyer edhe me moshat e Brazilit, ka fituar një kupë të Amerikës së Jugut me 15-vjeçarët dhe është i njohur në gjithë vendin. Në Rio de Zhaneiro janë të gjithë të bindur se e ardhmja e këtij sulmuesi është e ndritur. Tifozët mezi presin ta shohin me skuadrën e parë të Botafogos sapo të rifillojë kampionati, kur trajneri Paulo Autuori do ta ketë nën urdhrat e tij.

VIDEO bonus:
Loading...