Home Bota U pyet për Trump, Trudeau bën një pauzë epike…(VIDEO)

U pyet për Trump, Trudeau bën një pauzë epike…(VIDEO)

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u duk sikur e humbi aftësinë e të folurit të martën, pasi bëri një pauzë prej 20 sekondash kur u pyet se çfarë mendonte për kërcënimin për mobilizim të ushtrisë kundër protestave të dhunshme në SHBA.

E kur më në fund i rigjeti fjalët, tha:

“Ne të gjithë shohim të tmerruar dhe shokuar atë që po ndodh në SHBA. Është koha të dëgjojmë. Është koha të bëhen njerëzit bashkë dhe të mësojmë se çfarë padrejtësish vazhdojnë pavarësisht progresit të viteve dhe dekadave të fundit”, tha Trudeau.

Trudeau iu përgjigj një reporteri të CBC-së që po ashtu e pyeti kryeministrin për këndvështrimin e tij mbi faktin që policia përdor gazin lotsjellës për të larguar protestuesit nga shtëpia e bardhë në mënyrë që Trump të mund të pozojë për fotografët në një kishë aty pranë, të dëmtuar gjatë zemërimit civil dhe se përse Trudeau herë pas here duket se heziton të kritikojë Trump-in. Zakonisht i zhdërvjelltë me fjalën, pauza e stërgjatë e Trudeau-s gjatë konferencës së përditshme të tij për shtyp, të transmetuar live, foli vetë.

Të dy liderët kanë patur marrëdhënie të ftohta që kur Trump u largua nga samiti i G7 në Kebek, në qershor 2018, por u duk se ata u afruan vitin e shkuar me finalizimin e negociatave për tregtinë e lirë në Amerikën e Veriut. Ashtu siç ka bërë ditët e fundit, Trudeau zgjodhi të fokusohej tek kanadaja ndërsa përgjigjej për atë që ndodhte në SHBA, duke ripohuar se ka ende shumë për të bërë për të luftuar racizmin në këtë vend.

VIDEO bonus:
Loading...