Home Lajmet kryesore STUDIMI/ Kjo është mënyra më efikase për tu mbrojtur nga koronavirusi në...

STUDIMI/ Kjo është mënyra më efikase për tu mbrojtur nga koronavirusi në vendet publike

Përdorimi i maskave në Itali ka mbrojtur nga infektimi më shumë se 78.000 persona në periudhën mes 6 prillit dhe 9 majit. Janë këto të dhënat që vijnë nga një studim amerikan i koordinuar nga nobelisti në kimi Mario J. Molina, në universitetin e San Diegos. Studimi vë përballë strategjitë e ndjekura ndaj koronavirusit në Itali dhe New Jork, duke theksuar se detyrimi i maskës në vende publike është instrumenti më efikas për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

“Transmetimi ajror i virusit është më agresivi dhe përfaqëson mënyrën kryesore të përhapjes së sëmundjes”, shkruajnë autorët e studimit.

“Analiza jonë tregon se detyrimi i mbulimit të fytyrës është përcaktues në modelimin e kurbës se pandemisë në tre epiqendra. Vetëm përdorimi i maskës ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme numrin e infektimeve me 78.000 në Itali midis 6 prillit dhe 9 majit dhe me 66.000 në qytetin e New Jorkut në periudhën mes 17 prillit dhe 9 majit, thonë ata.

Ekspertët rekomandojnë kështu një strategji të kombinuar që kërkon jo vetëm përdorimin e maskave, por edhe distancimin social, karantinën dhe gjurmimin e kontakeve.

VIDEO bonus:
Loading...