Home Lajmet kryesore Pushuesit nga Kosova dominojnë plazhin e Shëngjinit, por bregdeti i Vlorës pret...

Pushuesit nga Kosova dominojnë plazhin e Shëngjinit, por bregdeti i Vlorës pret më pak turistë (VIDEO)

Plazhi i Shëngjinit këtë fundjavë është dominuar nga pushuesit e ardhur nga Kosova.

Gazetari Gjergji Figuri tha për “ABC News” vlerësimi i operatorëve turistike është të sjellin sa më shumë turistë duke përmbushur edhe pritshmërinë e tyre.

Ndërkohë është vënë re se mungesa e çadra u ka dhënë mundësi të respektojnë distancimin social.

Nga ana tjetër bizneset turistike në Shëngjin ishin të përgatitur për këtë situatë edhe për shkak të kushte të vendosura për parandalimin e COVID-19.

Duke operuar me paketa favorizuese turistike, ka ndikuar edhe në rritjen e turistëve, në plazhin e Shëngjinit.

Ndërkohë kjo fundjavë e ka gjetur bregdetin e Vlorës me më pak pushues. Për shkak të pandemisë numri i turistëve është më i ulët.

Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se në Radhimë plazhi është më pak i frekuentuar edhe pse një ditë më parë, në Vlorë kanë mbërritur turistët e parë të huaj.

Ndërsa operatorët turistikë kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me menaxhimin e hapësirave të plazheve. Që nga muaji maj kjo situatë shqetësuese vazhdon të jetë ende e pazgjidhur. Por nga ana tjetër është bërë një ndërhyrje për pastrimin e plazheve.

VIDEO bonus:
Loading...