Home Bota Një e pesta e popullsisë së botës rrezikon jetën nga koronavirusi

Një e pesta e popullsisë së botës rrezikon jetën nga koronavirusi

Në vetëm gjashtë muaj , gati 8 milion njerëz në të gjithë botën janë prekur nga Covid-19 dhe të paktën 434,000 kanë vdekur. Edhe pse numri i viktiamave nuk është gjithnjë në proporcion  me atë të infektuarve, ndër më të prekurit janë pacientët me sëmundje të mëparshme shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën e njohur mjekësore “The Lancet Global Health”, rreth 1.7 miliardë njerëz në të gjithë botën, e barabartë me 22% të popullsisë së botës, hyjnë në këtë kategori.  Kjo do të thotë se nëse nuk gjendet një vaksinë,  rreth një e pesta e popullsisë së botës rrezikon të shuhet nga Covid-19.

Studimi në fjalë përjashtoi të moshuarit e shëndetshëm, pa sëmundje kronike, pavarësisht se i konsiderohen njerëz në rrezik për shkak të moshës së tyre. Faktorë të tjerë rreziku, siç janë varfëria dhe mbipesha, mund të ndikojnë në ndjeshmërinë e një personi ndaj sëmundjeve në përgjithësi.

Sëmundje kronike

Studimi thekson se njerëzit më të prekur duhet të mbrohen, duke punuar nga shtëpia dhe duke qënë nën monitorimin e vazhdueshëm të autoriteteve shëndetësore.

Andreë Clark nga Shkolla e Higjienës në Londër, autori i studimit thotë se lista e patologjive kronike që mund të cojë në vdekjen e pacienteve me Covid-19 përfshin sëmundjet kardiovaskulare, tumoret, diabetin, sëmundjet kronike respiratorë ose problemin me veshkat.

Një e pesta e popullsisë së botës në rrezik

Studiuesit tërhoqën të dhëna një studim global gjithëpërfshirës epidemiologjik i azhurnuar në vitin 2017 për të identifikuar individët me të rrezikuar nga sëmundjet infektivenë të gjithë botën rreziku. Studimi përfshinte pothuajse 200 vende. Në total, analiza zbuloi se mbi një e pesta e popullsisë së botës mund të rrezikohet më shumë në rastin e një pandemie. Autorët theksojnë se kjo nuk nënkupton se kategoritë e prekura të humbin jetën nëse infektohen me koronavirus, por rrezikojnë nëse nuk marrin trajtim të posacëm mjekësor dhe nëse nuk i drejtohen spitalin në kohë.

Studimi vlerësoi gjithashtu se rreth 4 për qind e popullsisë së botës, rreth 349 milion njerëz, do të kërkojnë shtrimin në spital nëse infektohen . Ky numër përfshin edhe pacientë pa sëmundje të mëparshme mjekësore, siç janë të rriturit e shëndetshëm dhe të moshuarit.

VIDEO bonus:
Loading...