Home Shëndeti Ndoshta se keni vënë re, këto gjëra të zakonshme që bëni ju...

Ndoshta se keni vënë re, këto gjëra të zakonshme që bëni ju plakin para kohe

Pavarësisht moshës, rrezeve të diellit apo faktorëve të tjerë që ndikojnë në plakjen, ka disa gjëra që ndoshta nuk iu ka shkuar mendja, por japin efekte negative në lëkurën tuaj.

Sipas dermatologëve, ajri i kondicionuar mund ta thajë shumë lëkurën tuaj, sidomos nëse e keni të ndjeshme. Një lëkurë e thatë çon në dëmtimin e barrierave të lëkurës, duke përshpejtuar procesin e plakjes.

Xheli i thonjve mund të shkaktojë dëmtime të rënda për thonjtë dhe mund të rrisë edhe rrezikun e prekjes nga kanceri. Ky xhel vendoset duke përdorur rreze ultravjollcë dhe ekspertët thonë se mund të ketë efekte anësore të rrezikshme.

Gjithashtu, një kombinim i stresit me qëndrimin vonë në punë mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj. Orët e gjata para kompjuterit mund të shkaktojë rrathët e zinj të syve apo prishja e gjumit nga stresi, ju bëjnë të dukeni më të vjetër.

Ndoshta do ju duket e çuditshme, por dhe ajo çfarë zgjidhni të konsumoni në mëngjes ndikon në lëkurën tuaj. Milena Naydenoz, një terapiste estetiste e njohur thotë se konsumimi i një fete buke me reçel në mëngjes mund t’ju duket i shijshëm, por sheqeri qëë përmbajnë këta ushqime e prishin fytyrën. /abcnews.al

VIDEO bonus:
Loading...