Home Bota Ndodh kur nuk pritet/ OBSH: Shifra të frikshme, ja të prekurit në...

Ndodh kur nuk pritet/ OBSH: Shifra të frikshme, ja të prekurit në botë vetëm për një ditë

Atëherë kur nuk pritej dhe kur pjesa më e madhe e shteteve në Evropë kanë hequr masat e izolimit, koronavirusi po tregohet më i ashpër. Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë paralajmëruar se pandemia e COVID 19 nuk është larg fundit, përkundrazi po shënon shifra të larta.

Më shumë se 136 mijë raste me coronavirus janë konfirmuar gjatë të dielës, që është përqindja më e madhe që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar thuhet në një njoftim të OBSH.

Gjysma e rasteve (44 për qind) janë diagnostifikuar në Brazil dhe SHBA, ku amerikanët tani po konsiderohen se gjenden në epiqendrën e krizës.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se pavarësisht situatës së përmirësuar në Evropë, në nivelin global është duke u përkeqësuar.

“Të dielën më shumë se 136 mijë raste janë raportuar, pothuajse shumica kanë ndodhur brenda një dite”, ka shtuar Ghebreyesus gjatë një konference për media në Gjenevë.

Kujtojmë se më shumë se 400 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në mbarë botën, dhe mbi 7 milionë tjerë janë diagnostifikuar me coronavirus.

VIDEO bonus:
Loading...