Home Ballkani Investigimi për trafikimin e arabëve në Shqipëri: Pezullohen nga puna zyrtarët e...

Investigimi për trafikimin e arabëve në Shqipëri: Pezullohen nga puna zyrtarët e lartë të policisë

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Policisë së Shtetit ndaj skandaleve që u publikuan mbi trafikun e arabëve në Shqipëri.

Burime nga brenda policisë bënë të ditur se sot është marrë masë me pezullim nga detyra për të gjithë zyrtarët e Policisë Kufitare.

Të pezulluarit janë: Enekeleda Toska, drejtoreshë e kufirit dhe emigracionit, Tiranë.  Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste.

Të martën në mbrëmje “Top Story” denoncoi me fakte se si këta zyrtarë të policisë dhe familjarë të tyre ishin bërë pjesë e rrjetit të paligjshëm të trafikut me arabët.

Ivestigimi i plotë i Top Story:  

Emisioni investigativ Top Story në Top Channel ka publikuar fakte për lidhjet mes zyrtare të policisë me një rrjet të organizuar të trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore. I përfshirë në këtë rrjet rezulton shtetasi Sami hoxha, bashkëshortja e të cilit Enkelejda Toska është drejtoreshë në “Drejtorinë Raionale të Kufirit dhe Migracionit, detyrë që e mban nga Shkurti i vitit 2018.

Emri i Sami Hoxhës dhe përfshirja e tij në trafik doli gjatë investigimit të emisionit dhe ku emigranti Salem Shehabeldin, tregoi se Samiu i kishte propozuar të bashkëpunojë për të sjellë shtetas nga vendet arabe për t’i çuar në Itali ose Rumani.

Sami hoxha dikur aksioner në kompani të vogla, ka si biznes të vetin kompaninë “FRENKI” ku i ndan aksionet me Shtetasin Arab me emrin Adel Thabi. Një kompani që shumë herë i janë bllokuar aksionet me vendim gjykatë për mos shlyerje detyrimi. Kompania tjetër që zotëron Sami Hoxha quhet “Global Fjuçër Uon”dhe është hapur në vitin 2019.

Ndër të tjera, objekti i saj i veprimit lidhet direkt me emigrantët, pasi  ndihmon në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për pajisjen me vizë, leje qëndrimi si dhe ndjek ecurinë e këtij dokumentacioni deri në përfundim.

Shërbime në zyrën e punës, emigracionit, institucioneve të ndryshme shtetërore në bazë të marrëveshjeve me bizneset e individë të veçantë. Ashtu siç shihet Sami Hoxha ka ngritur një biznes që ka për objekt shërbimet e emigracionit, atje ku gruaja e vet është drejtoreshë. Ndërkohe shtetasit arabë që kanë bashkëpunuar me emisionin kanë pohuar se e njihnin bashkëshorten e tij kur panë foton e saj, pasi e kishin parë në zyrën e Samiut.

Gjatë investigimit del në pah se emigrantët që nuk rinovojnë dot lejet e qëndrimit i drejtohen zyrës së Samiut për të mbaruar punë. Një nga emigrantet i thotë në telefon Samiut se ka për të sjellë në Shqipëri disa Egjiptianë të tjerë. Samiu pranon dhe lë një takim. Zyra e Sami Hoxhës ndodhet në rrugën Abdulla Keta, përballë me shkollën Servete Maçi në Tiranë. Ajo nuk ka asnjë logo dhe asnjë tabelë treguese nga jashtë. Nga biseda që zhvillohet në zyrën e Samiut ai pranon të sjellë një familje nga Egjipti në Tiranë me qëllim kalimin më pas drejt Italisë, për 13 mijë euro, ku ai do fitonte 10 000, ndërsa ndërmjetësuesi emigrant 3 000.

Në këmbim, Samiu do tu dërgojë atyre një ftesë, do ju hap një kompani fantazmë, do t’u marrë lejen e punës dhe në fund lejen e qëndrimit tek gruaja e vet. Kjo është një metodë mjaft e zgjuar që bën hile me procedurat ligjore, pasi në vetvete kompania që do hapi Samiu është totalisht brenda ligjeve.

Por qëllimi pse po hapet nuk është për investim në Shqipëri, por për emigracion të paligjshëm. Sipas drejtorit të policisë kufitare Pëllumb Nako, këta njerëz që garantojnë nxjerrjen e dokumenteve të emigracionit në formë legale duke anashkaluar, ose mashtruar  Shërbimin Informativ Kombëtar, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme.

Në rastin konkret të 3 këto institucione janë mashtruar dhe janë nxjerrë jashtë loje duke organizuar nën hundën e tyre një trafik ilegal.

Të fundit

SHBA-ja përshëndet votimin e qeverisë Hoti

 0
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar për “formimin në mënyrë paqësore të qeverisë së re të Kosovës”. “Mezi presim të punojmë me…

Kush është Avdullah Hoti?

 0
Avdullah Hoti është bërë kryeministri i tetë që nga mbarimi i luftës në Kosovë, në vitin 1999. I lindur në vitin 1976, në një fshat…

Shifrat në rritje me COVID-19 nxisin mosmarrëveshjet për datën e zgjedhjeve

 0
Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus ka thelluar përp*lasjet mes partive për datën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Lidhja Social Demokrate…

Presidenti Thaçi fton Kurtin ta dorëzojë detyrën (VIDEO)

 0
Pas votimit të qeverisë së re, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të bëjë dorëzimin…

Greqia nuk ka dhënë ndalesë të re apo ndalesë shtesë për hyrjen e shtetasve…

 0
Në Greqi nuk ekziston asnjë ndalesë e re apo shtesë për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë përveç vendimeve aktuale, njofton korrespondentja e MIA-s nga…

Ryshfet për të kaluar kufirin pa test negativ për koronavirus?! (VIDEO)

 0
Në pikën kufitare të Tabanocit ka dyshime për korrupsion. Katër shtetas të cilët po ktheheshin nga Italia thonë se kanë paguar 600 euro për…

Новиот бран на коронавирусот го враќа полицискиот час

 0
Комисијата за заразни болести денеска и предложи на владата повторно да воведе полициски час во различни делови од земјата, поради порастот на бројот на…

KOVID-19 në Tetovë, ndërpritet regjistrimi i nxënësve në klasat e para (VIDEO)

 0
Në SHF “Istikball” në Tetovë është ndërprerë procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë për shkak se një nga mësimdhënësit ka dalë…

Covid-19, shifrat e sotme rikthejnë Maqedoninë e Veriut në fillim të prillit

 0
Nga 974 teste për Covid-19 të bëra gjatë 24 orëve të fundit, 101 persona kanë rezultuar pozitiv. Më shumë se gjysma, respektivisht 59 janë…

101 raste të reja me Covid-19, katër viktima, një nga Tetova

 0
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 974 teste të realizuara, 101 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja,…

Ndërroi jetë stomatologu 31-vjeçar, Faton Selimi

 0
Pas një sëmundje të rëndë nga kanceri ka ndërruar jetë Dr. Stom. Faton Selimi nga Forina e Gostivarit. Edhe pse i ri në moshë,…

Gurgurnica e Tetovës do të bëhet destinacion turistik (VIDEO)

 0
37 kilometra në juglindje të Tetovës gjendet fshati Gurgurnicë. Nëse ngjiteni në majë të Malit të Thatë, nga atje mund të shihet fusha e…

Rrëfime nga Klinika në Shkup ku trajtohen të sëmurët me KOVID-19 (VIDEO)

 0
Ekipi i televisionit Telma ka realizuar reportazhe në Klinikën Infektive në Shkup, ku kanë paraqitur pamje tme*rruese nga të sëmurit me virusin COVID-19. Kumanovari Zaim…

Gazetari 44 vjeçar nga Maqedonia ndërron jetë nga koronavirusi

 0
Dje ka ndëruar jetë një punonjës mediatik nga koronavirus në vend. Bëhet fjalë për 44 vjeçarin Bekim Bajramoski nga Llabunishta e Strugës, i cili ka…

Gostivar, 2 raste të reja me COVID 19 në Çegran

 0
Epidemiologët zbuluan dy raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Gostivar. Me këtë, në Gostivar tani janë aktive katër raste, sa edhe…

Nuhiu flet për simptomat e koronavirusit: Nuk ndjej asgjë, kam humbur shijen

 0
Ditë më parë, skuadra e Renovës dhe Shkëndijës, konfirmuan se 7 anëtarë të tyre janë prekur nga virusi “Covid 19”. Drejtori sportiv i Klubit…

67 raste të reja me COVID-19, gjysma në Çair e Studeniçan, 14 në Tetovë

 0
Nga 868 teste të bëra gjatë 24 orëve të fundit, 67 persona kanë rezultuar të infektuar me virusin Korona. 33 nga rastet e reja…

Komuna e Likovës vatër e koronavirusit, gjendje e vështirë në Sllupçan dhe Mateç (VIDEO)

 0
Komuna e Likovës tashmë disa ditë është vatër e virusit korona. Të dhënat tregojnë se janë të paktën 40 raste aktive. Qendra e Shëndetit…
VIDEO bonus:
Loading...