Home Lajmet kryesore Habisin shkencëtarët: Më shumë se 30 raca aliene mund të jetojnë në...

Habisin shkencëtarët: Më shumë se 30 raca aliene mund të jetojnë në galaktikë

Pyetja nëse ka forma të tjera të jetës në Univers ka shqetësuar shkencëtarët prej kohësh. Mirëpo, një studim i kryer së fundmi, pretendon se dhjetëra raca aliene inteligjente mund të jetojnë në galaktikën tonë.

Studiuesit në Universitetin e Nottinghamit përdorën një model të ri ‘Astrobiological Copernican’ për të bërë këtë vlerësim, nisur gjithashtu dhe me supozimin se jeta zhvillohet në planetë të tjerë në mënyrë të ngjashme si në Tokë.

Ata kanë arritur në përfundimin se galaktika mund të mbajë të paktën 36 raca aliene, të afta për të dërguar sinjale radio në hapësirë. Por, sipas tyre, distanca mesatare me ta kaq të ngjarë të jetë 17.000 vite dritë larg, duke e bërë duke e bërë komunikimin me ta ‘shumë të vështirë’ me teknologjinë e tanishme. /abcnews.al

VIDEO bonus:
Loading...