Home Lajmet kryesore Eni Vasili kundër hapjes së shtëpive publike: Seksi s’mund të blihet në...

Eni Vasili kundër hapjes së shtëpive publike: Seksi s’mund të blihet në dyqan

Gazetarja Eni Vasili ka qenë e ftuar në emisionin “Top Talk”, ku ka folur për dhunën seksuale ndaj femrave.

Gazetarja i mëshoi faktit se dhuna seksuale mund të parandalohet me sensibilizim.

“Familja është bërthama kryesore nga ku fillon edukimi dhe mirë është të mos i trajtojmë më djemtë si mbretër dhe vajzat si shërbëtore.

Është shkolla që nuk e bën këtë lloj edukimi, institucionet e tjera (gjykatat). Ajo që duhet të bëjmë ne është që të flasim, të denoncojmë.

Denoncimi është një nga ilaçet kryesore; rëndësia që merr e folura në media për këto raste është thelbësore.

Mendoj që jemi një shoqëri e sëmurë, kemi shumë probleme, sa më parë të identifikojmë diagnozat tona, aq më shpejt do kemi mundësi të kurohemi.

Nuk duhet të kemi frikë nga sëmundjet tona, thjesht duhet ta pranojmë, jemi shoqëri me mjaft problematika”, u shpreh Vasili.

Ndërkohë e pyetur sa i takon hapjes së shtëpive publike në Shqipëri, Vasili u shpreh kundër:

“Unë jam absolutisht kundër kësaj gjëje dhe nuk e shoh aspak seksin si një objekt që duhet blerë në dyqan njësoj siç luftojmë të blejmë marijuanën në Holandë.

Mendoj që edukimi seksual i të rinjve në kohën e duhur dhe krijimi i mentalitetit të emancipimit që jemi njerëz të hapur, që duam , dashurojmë dhe kemi të drejtë të zgjedhim është e vetmja mënyrë.”

VIDEO bonus:
Loading...