Home Bota Vrasja që ka tronditur SHBA (VIDEO)

Vrasja që ka tronditur SHBA (VIDEO)

Dy persona të bardhë – babë e bir – janë arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit Ahmaud Arbery në shtetin e Xhorxhias.

Aktakuzat u ngritën disa ditë pasi në internet u pa një video e bërë në një celular, e cila tregon vrasjen e 25-vjeçari pranë qytetit portual të Brunswick.

Videoja është bërë virale dhe ka shkaktuar zemërim në publik në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Njerëzit afër Arbery festuan lajmin e arrestimit të autorëve, por shprehen zhgënjimin që u desh kaq shumë kohë.

“Kjo duhej të ndodhte një ditë pas vrasjes,” tha Akeem Baker, një nga miqtë e ngushtë të Arbery-t në Brunswck.

“Nuk kishte gjasë që të ndodhte nëse nuk do të kishte dalë videoja.”

Gregory McMichael, 64 vjeç, një ish-oficer i zbatimit të ligjit dhe djali i tij 34-vjeçar Travis, u arrestua të enjten nga anëtarët e Byrosë së Hetimit të Xhorxhias.

McMichael më parë i kishte thënë policisë se ai dhe djali i tij po ndiqnin Arbery-n sepse dyshuan se ai ishte një hajdut.

VIDEO bonus:
Loading...