Home Bota VIDEO/ Horrori: Polici i merr jetën 40-vjeçarit duke i vënë këmbën në...

VIDEO/ Horrori: Polici i merr jetën 40-vjeçarit duke i vënë këmbën në fyt

Vdekja e një të riu me ngjyrë në SHBA do të hetohet nga FBI, pas daljes së një videoje ku shihej një polic teksa e kishte shtrirë në tokë dhe i kishte vënë këmbën në fyt.

Në pamjet e rënda, 40-vjeçari nga Minsesota dëgjohet duke rënkuar dhe duke i thënë policit se nuk mund të merrte dot frymë.

Pas publikimit të pamjeve, Departamenti i Policisë në Minneapolis reagoi duke thënë se ndaj kësaj çështjeje do të nisë hetim i menjëhershëm.

Të shumtë ishin dhe qytetarët që dolën në protestë me parulla në të cilat shkruhej “Nuk marr dot frymë”, duke kërkuar drejtësi për viktimën dhe ndëshkim për dhunën barbare nga forcat e policisë.

Policia e Minesota pranoi se burri që shfaqej në këto pamje është viktima që u raportua se ndërroi jetë në spital, pas një përleshje që pati me forcat e policisë.

Ai u ndalua nga oficerët pasi dyshohej se kishte kryer falsifikim të një sërë dokumentesh, raporton BBC.

Në një konferencë për shtyp këtë të martë, kreu i Minneapolis, Jacob Frey e përshkroi incidentin si tepër të rëndë.

“Pamjet që pashë janë të gabuara në çdo aspekt. Të qenit i zi në Amerikë nuk mund të përkthehet me ndëshkim deri në vdekje”, u shpreh ai.

Në videon 10-minutëshe të filmuar nga një dëshmitar, 40-vjeçari që mbahet me forcë i shtrirë në tokë dëgjohet në një moment duke i thënë oficerit: Mos më vrit.

Po ashtu, dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes i drejtohen policit duke i thënë që t’ia heqë këmbën nga fyti sepse nuk po lëviz, se dhe po i rrjedh gjak nga hunda.

Pas disa minutash, i vënë në pranga, i riu është marrë nga një ambulancë, ndërsa më vonë u njoftua se kishte humbur jetën në spital.

VIDEO bonus:
Loading...