Home Aktualitet Video/Albin Kurti: Kosova rrezikon një grusht shteti nga Rusia!!!

Video/Albin Kurti: Kosova rrezikon një grusht shteti nga Rusia!!!

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se Kosovës po i kanoset një rrezik nga Rusia.
Kurti në një ligjëratë online, të cilën e ka mbajtur të hënën për studentë të Universitetit të Harvardit, ka thënë se në tri vitet e fundit ishin dy tentim grusht shteti në rajon, të organizuara nga Rusia, përcjellin mediat e Kosovës.
“Kosova rrezikon një tentim puci nga Moska. Në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shtetit të dështuara. Një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi të organizuara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Tani Rusia po do rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shtetit, ose në Bosnjë ose në Kosovë”, ka thënë Kurti, gjatë ligjëratës së tij.

Kurti ka folur edhe rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.

VIDEO bonus:
Loading...