Home Bota Tërmet me magnitudë 5.6 gjatë intervistës live, shihni si reagon kryeministrja (Video)

Tërmet me magnitudë 5.6 gjatë intervistës live, shihni si reagon kryeministrja (Video)

20/05/2020 PHOTO: Kevin Stent/POOL. Prime Minister of New Zealand Jacinda Ardern at a Covid -19 press conference,Beehive Theatrette,Parliament,Wellington,New Zealand.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ishte duke u intervistuar drejtpërdrejt në TV këtë mëngjes, kur vendi u godit nga një tërmet.

Lëkundet mund të shiheshin dhe Arden për një moment u duk e trazuar, por e kaloi shpejt dhe vazhdoi intervistën duke thënë se ishte në një vend të sigurtë dhe se nuk gjendej poshtë ndonjë llambe të varur.

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë goditi rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Wellington, në orën 08:00 me kohën lokale. Ai u ndje në mbarë vendin, por nuk pati raporte për dëme apo lëndime.

Zelanda e Re ndodhet në të ashtëquajturën Unazë e Zjarrit në Paqësor, një zonë kjo me aktivitet të fortë sizmik, kështu që goditet rregullisht nga tërmetet. Ndërtesat e saj janë krijuar për t’i bërë ballë lëkundjeve të tilla.

VIDEO bonus:
Loading...