Home Bota Studiuesit dhe mjekët norvegjezë: Karantina ishte e kotë, nuk pati efekt kundër...

Studiuesit dhe mjekët norvegjezë: Karantina ishte e kotë, nuk pati efekt kundër Covid-19

Izolimi dhe mbyllja e pjesës më të madhe të bizneseve për më shumë se tre muaj në pjesën më të madhe të globit, ka qenë i kotë.

Një studim i fundit i realizuar nga studiuesit dhe mjekët norvegjezë ka zbuluar se karantina nuk ka pasur pothuajse asnjë efekt mbi pandeminë dhe përhapjen e virusit Sars-Cov-2. Duke mbledhur të gjitha të dhënat e asaj që ndodhi para bllokimit, mjekët norvegjezë arritën në përfundimin se epidemia ka ndjekur të njëjtin ritëm si para karantinës ashtu edhe gjatë saj.

Ata kanë përdorur të dhënat, shifrat e spitaleve, numrat e rasteve të infeksionit dhe kështu me radhë, për të ndërtuar një pamje të asaj që po ndodhte në mars. Në atë kohë, askush nuk e dinte se virusi kishte mbërritur dhe po përhapej dita-ditës në vendin skandinav. Me frikën se virusi po përhapej në mënyrë të shfrenuar, pasi një person mund të infektonte deri në katër të tjerë, politikanët dhe ekspertët nga mbarë bota u bindën se vetëm bllokimi mund të frenonte pandeminë.

Por autoriteti publik shëndetësor Norvegjez ka botuar një raport me një përfundim tronditës: virusi nuk po përhapej aq shpejt dhe ishte tashmë në rënie kur ishte urdhëruar izolimi.

“Duket sikur shkalla efektive e riprodhimit kishte rënë në 1.1 përpara se të zbatoheshin masat e izolimit. Në retrospektivë, infeksioni kishte nisur rënien”.

Kjo shtron një pyetje të vështirë: a ishte i nevojshëm izolimi? Çfarë u arrit që nuk mund të ishte arritur nga distancimi social vullnetar?

Camilla Stoltenberg, drejtoresha e agjencisë së shëndetit publik në Norvegji ka dhënë një intervistë ku tregon për pasojat e këtij zbulimi.

“Vlerësimi ynë tani është se ndoshta do kishim pasur të njëjtin efekt por do të shmangnim pasojat e rënda ekonomike duke mos u izoluar “, shprehet ajo.

Ajo thotë se kjo është e rëndësishme të pranohet tani, se nëse ka një valë të dytë në dimër, duhet të jemi thellësisht të sigurt mbi faktin nëse izolimi ishte efikas.

Agjencia e statistikave në Norvegji po ashtu është e para në botë që përllogarit dëmin e përhershëm të shkaktuar nga mbyllja e shkollave: kjo vështirëson shanset në jetë dhe ul përgjithmonë potencialin për fitime. Pra, një vend duhet të zbatojë këtë masë drakoniane vetëm nëse është i sigurt se baza për mbylljen akademike është e shëndoshë. Dhe sipas mendimit të Stoltenberg, baza për këtë nuk ishte e mirë.

Rezultatet e një studimi të tillë mund të jenë tronditese për një qeveri, që ende kërkon të zbatojë izolimin, por sipas ekspertëve janë thelbësore për t’u përgatitur për një valë të dytë të epidemisë në vjeshtë.(“Spectator” Gazeta “Si”.)

VIDEO bonus:
Loading...