Home Bota Rekord tjetër i rasteve të reja me COVID-19 në Rusi, 11 231...

Rekord tjetër i rasteve të reja me COVID-19 në Rusi, 11 231 në 24 orë

Rusia njoftoi sot se kishte regjistruar një rekord tjetër preh 11 231 të infektuar nga koronavirusi i ri, ndërkohë që vdekshmëria mbetet në nivele të ulëta, me 88 të vdekur në 24 orë duke e çuar bilancin total në 1 625.

Me 177 160 raste të regjistruara, Rusia kalon Francën duke u renditur e katra në rang europian dhe e pesta në rang botëror për numrin e të infektuarve, sipas të dhënave zyrtare.

Rritja e numrit të të prekurve me COVID-19  gjatë javës së kaluar mund të shpjegohet, sipas autoriteteve, me rritjen e numrit të testimeve të depistimit, 4,8 milionë sipas numërimit të ditës së sotme, që bën të mundur zbulimin e rasteve asimptomatike në veçanti.

Për sa i përket kontaminimieve të reja ditore, Rusia renditet pas SHBA-së, e cila aktualisht regjistron mesatarisht 20 deri në 25 000 raste çdo ditë dhe pak përpara Brazilit që ka regjistruar 10 503 raste në 24 orët e fundit.

VIDEO bonus:
Loading...