Home Bota Qasja e kujdesshme e Donald Trump ndaj akuzave për përdhunim ndaj rivalit...

Qasja e kujdesshme e Donald Trump ndaj akuzave për përdhunim ndaj rivalit Biden

Presidenti Donald Trump rrallë herë përmbahet pa bërë komente për akuza publike, qoftë duke i cilësuar si të vërteta apo të rreme. Por kur bëhet fjalë për akuzën për sulm seksual ndaj Joe Bidenit, rivalit të tij demokrat, presidenti ka qenë jashtëzakonisht i rezervuar.

Zoti Trump nuk e adresoi publikisht çështjen deri më 30 Prill, më shumë se një muaj pasi ish-punonjësja e Senatit Tara Reade e akuzoi publikisht zotin Biden për sulm seksual në një nga mjediset e Kongresit, në vitin 1993. Zoti Biden i ka hedhur poshtë akuzat me forcë, duke thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Edhe kur ka folur rreth kësaj akuze zoti Trump ka qenë i vakët.

Nuk di asgjë për këtë“, tha fillimisht zoti Trump në përgjigje të pyetjes së një reporteri. “Mendoj se ai duhet të përgjigjet. Mund të jetë akuzë e rreme dhe unë di gjithçka rreth tyre. Ndaj meje janë bërë shumë akuza falso, shumë herë“.

Ai ofroi të njëjtën qasje edhe të premten gjatë një interviste për emisionin “Fox and Friends”.

Ai duhet të përballet me atë betejë. Unë kam pasur betejat e mia, kur më kanë bërë akuza të rreme, shumë herë“, tha ai. “Më kanë bërë shumë akuza, shumë herë. Mbase është një akuzë e false. Sinqerisht, shpresoj për të mirën e tij“, shtoi zoti Trump.

Komentet e zotit Trump nxjerrin në pah llogaritjen e ndërlikuar me të cilën ai përballet ndërsa përpiqet ta kthje në armë sulmi dobësinë e mundshme të një rivali, kur ai vetë është akuzuar për sulm dhe ngacmive seksuale nga disa gra, akuza që ai gjithashtu i ka hedhur poshtë.

Ndërsa zoti Trump asnjëherë nuk ka pasur droje për të përdorur dobësitë të tij si “municion”, një strategji që ai e përdoruri në vitin 2016, për të dobësuar sulmet e hapura kundër tij, gara e nëntorit mes tij dhe zotit Biden është e para garë presidenciale që nga agimi i epokës #MeToo.

Lëvizja ka nxitur shumë gra të bëjnë të ditura publikisht pretendimet për sulme seksuale, përfshirë kundër disa prej figurave të shquara të politikës, apo industrisë së argëtimit. Por zoti Trump i ka forcuar sulmet ndaj zotit Bidenit në fronte të tjera, veçanërisht duke u përpjekur ta portretizojë atë si të butë me qëndrimet e tij ndaj Kinës.

Disa mbështetës thonë se çështja më e madhe për garën presidenciale do të jetë përgjigja e administratës së tij ndaj koronavirusit dhe kolapsit ekonomik.

Detajet rreth pretendimeve të zonjës Reade janë sekondare“, thotë Jason Miller, i cili ka shërbyer si drejtor për komunikimit gjatë fushatës së zotit Trump për vitin 2016. Ai argumenton se akuzat janë më pak të dëmshme për zotin Biden sesa dobësi të tjera që kjo ngjarje ka nxjerrë në pah.

Kjo thjesht u kujton njerëzve që Biden ka qenë në pushtet për më shumë se 40 vjet“, thotë zoti Miller. “Kjo u kujton njerëzve që ai është pjesë e asaj klase të përhershme politike“.

Por në 2016 situata paraqitej krejt ndryshe gjatë muajve të mbylljes së fushatës së zotit Trump kundër Hillary Clinton, kur zoti Trump kujtonte vazhdimisht akuzat kundër burrit të saj, ish-Presidentit Bill Klinton. Pas publikimit të kasetës së emisionit “Access Hollywood”, në të cilën zoti Trump mburrej për përdorimin e famës së tij për të sulmuar seksualisht gratë, zoti Trump nisi një fushatë të ashpër kundër Hillary Clintonit duke ftuar madje akuzueset e bashkëshorit të saj në debatin e dytë presidencial. Zyrtarët e fushatës së tij organizuan një konferencë shtypi të papritur ku u shfaqën katër nga akuzueset e zotit Bill Klinton në një përpjekje për ta nxjerrë jashtë loje zonjën Hillary Clinton. Katër vite më vonë, peizazhi është i ndryshëm. Në vazhdën e lëvizjes #MeToo, zoti Trump dhe zyrtarët e fushatës së tij e kanë përqendruar pjesën më të madhe tek përgjigjja ndaj cështjes së Brett Kavanaugh, gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, emërimi i të cilit për pak u dëmtua nga akuza për ngacmin seksual.

Ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ndaj tij u bënë akuza falso. Ajo që ndodhi me të ishte një turp absolut për vendin tonë“, tha zoti Trump për zotin Kavanaugh në të njëjtën ditë që iu përgjigj pyetjeve mbi cështjen Reade.

Zyrtarët e fushatës së zotit Trump ka nxjerrë në pah deklaratat e bëra nga demokratët gjatë rastit Kavanaugh në një përpjekje për t’i portretizuar ata se kanë standarde të dyfishta kur bëhet fjala se cilës akuzuese duhet t’i besojnë.

Gjatë seancave dëgjimore ndaj zotit Kavanaugh, zoti Biden e bëri të qartë se të gjitha gratë duhet të besohen kur ata paraqiten me pretendime për sulme seksuale”, tha zëdhënësja e fushatës së zotit Trump Erin Perrine në një deklaratë. “Në një ndryshim të fortë zoti Biden thotë tani se “të besosh gratë nuk do të thotë që vërtet duhet t’i besosh atyre”, shtoi ajo.

Zyrtarët e fushatës Biden kanë hasur ndonjëherë vështirësi t’i përgjigjen pretendimeve të zonjës Reade. Fillimisht lëshuan një deklaratë të shkruar duke mohuar akuzën ndërsa argumentuan se gratë kanë të drejtë të dalin publikihst dhe të bëjnë rrëfimet e tyre, të cilat duhet të rishikohen nga media. Vetë zoti Biden foli për herë të parë rreth akuzës gjatë një interviste më 1 maj për rrjetin televiziv MSNBC, gjatë së cilës ai i mohoi pretendimet e zonjës Reade.

Zoti Biden po tenton ta kthejë vëmendjen tek politika dhe tek përgjigja e administratës Trump ndaj pasojave të pandemisë. Në një fjalim të premten, të përqendruar tek ekonomia, zoti Biden tha se zoti Trump “dështoi plotësisht të përgatitej për pandeminë dhe u vonua në marrjen e hapave të nevojshëm për të garantuar sigurinë e popullatës”.

Pyetja që shtrohet është nëse zoti Trump do të vazhdojë të jetë i tërhequr ndërsa fushata po intensifikohet. Herë pas here ai ka bërë pohime të vakta për t’i krijuar një imazh vërtetësie akuzave të zonjës Reade, përfshirë edhe gjatë një interviste këtë muaj me komentatorin konservator Dan Bongino. Zoti Trump i tha zotit Bongino se akuza e zonjës Reade është “e besueshme” edhe pasi tha se do të ishte një “gjë e shkëlqyer” nëse zoti Biden do të kishte dokumente që do të mund t’i përdorte për të “hedhur poshtë” akuzat.

VIDEO bonus:
Loading...