Home Kronika “Më detyroi të konsumoja hashash”/ Flet 18-vjeçarja që akuzoi babain për ngacmim...

“Më detyroi të konsumoja hashash”/ Flet 18-vjeçarja që akuzoi babain për ngacmim seksual: Kur fikëm dritat për të fjetur filloi….

Korçë- Historia e 18-vjeçares nga Korça, e cila akuzoi babanë se e ngacmonte seksualisht disa ditë më parë, tronditi opinionin publik, ndërsa policia arrestoi 37-vjeçarin Rudolf Merollin. Në një lidhje për emisionin “Me Zemër të Hapur”, 18-vjeçarja ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ajo tha se i ati nuk e ka dashur që fëmijë dhe se e kishte çuar në jetimore padijeninë e së ëmës, ku kishte ndenjur për 6 muaj.

18-vjeçarja tregon edhe vizitën në shtëpinë e të atit, ku edhe e regjistroi, ndërsa ai i kërkonte marrëdhënie seksuale. Ajo thotë se ai kishte filluar të konsumonte hashash, gjë të cilën kishte insistuar ta konsumonte ajo dhe pasi kishin fikur dritat për të fjetur, i ati “filloi të fliste përçarët”.

Pjesë nga Intervista:

18-vjeçarja: Jetoj te gjyshja. babai nuk donte të largohesha, por ai vazhdonte po njësoj, nuk ndryshonte. Nuk kemi patur shume lidhje telefonike me babain, gjithmonë kur flisnim thoshte “jo doni të bëni sipas qejfit”. Unë nuk flisja me të se më ka thënë shumë fjalë jo të pëlqyera. Më ofendonte, thoshte do bëhesh e rrugëve, do bëhesh si mami. Mami dhe babai janë njohur se mami ka pasur shoqe hallën time dhe nga ajo janë njohur, por ata nuk kanë pasur asnjëherë raport jo të mirë me njëri-tjetrin, nuk përshtateshin. Mami e ka duruar babain për ne, se nuk ka dashur të rriteshim pa baba. babi, pa dijeninë e mamit më ka çuar në jetimore kur kam qenë e vogël, ku qëndrova 6 muaj. Mami pastaj nuk kishte çfarë të bënte. Më çoi në jetimore sepse nuk më duronte dot kur qaja, nuk më ka dashur që e vogël. Më ka goditur që kur isha e sapolindur.

A jeni vajza biologjike e tij?

18-vjeçarja: Po

Çlidhje ka që babai nuk duronte të qarat e tua?

18-vjeçarja: Nuk di çfarë të them

Si ka qenë raporti me babain? Se tre vite më parë ti ke bërë një video ku policët dhunon babin tënd dhe në atë kohë nuk ke pasur këtë raport me babain. Ti u detyrove ta bëje atë video?

18-vjeçarja: Unë videon e bëra se ndërkohë që ai zihej me policët, më tha bëj videon.

Na fol pak për ngjarjen e fundit që na ka shtangur të gjithëve. Çfarë të shtyu, pse vajte tek babai?

18-vjeçarja: Ishte dëshira ime për të shkuar. Ai kishte qenë në Kosovë, nuk kishte shumë që ishte kthyer.

Si reagoi kur i the që do shkoje ta takoje?

18-vjeçarja: I thash do vij të rri aty tre ditë, shkova me shoqen e ngushtë dhe pastaj mbërrimë aty në orën 19:00.

Duke qenë se kishit një marrëdhënie jo të shëndetshme me babin tuaj, ti përsëri ke kërkuar ët shkosh vetë tek babai yt?

18-vjeçarja: Po

A kishe frikë ti?

18-vjeçarja: Kur shkoj atje e prita, e takova, shkojmë në shtëpi dhe ndërkohë që aty nis atë flisja me shoqen, Jo ti thosha që kisha frikë, por ai konsumoi drogë. Konsumoi hashash, e konsumonte dhe më parë.

Ju e konsumoni hashashin?

18-vjeçarja: jo. Ai ma afroi edhe mua, e bënte në bidon dhe këmbëngule që unë ta pija. E konsumonte prej shumë vitesh hashashin.

Ju e dinit? ishte hera e parë që ta ofronte?

18-vjeçarja: Hera e dytë ndoshta

Kur ishte hera e parë?

18-vjeçarja: Nuk e mbaj mend, ka qenë para se të largoheshim

Kur ai e konsumoi hashashin dhe ja ofroi dhe ju, çfarë ndodhi?

18-vjeçarja: Unë i them hape dritaren se u bë tym, jo tha leri se është më mirë kështu, pastaj ai filloi të pinte dhe shumë cigare të tjera. Mua më flihej gjumë dhe i them do fle, i shtroj dhe atij dhe kur fikim dritat ai filloi të fliste shumë  përçartë dhe i kam thënë fli gjumë, flasim nesër.

Marrë nga Ballkan web

VIDEO bonus:
Loading...