Home Argëtim Me bikini në mes të Tiranës, gazetarja shqiptare raporton si nga plazhi...

Me bikini në mes të Tiranës, gazetarja shqiptare raporton si nga plazhi (VIDEO)

Një raportim i pazakonte nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku një gazetare është shfaqur me bikini.

E pozicionuar përpara Kryeministrisë gazetarja tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve të rastit, por edhe të teleshikuesve, gjatë mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për gazetaren e emisionit të mëngjesit “Aldo Morning Show”, e cila u shfaq me bikini në qendër të kryeqytetit.

Ndërsa për tu mbuluar disi mbante hedhur një bluzë të verdhë, një fjongo në kokë dhe syze.

Një pamje e denjë për plazh, ku duket se gazetarja ndonëse temperaturat kanë shkuar vetëm deri në 25, e ka sjellë stinën e nxehtë para kohe.

Loading...