Home Lajmet kryesore Mbyllja e RTV Ora, vjen reagimi nga AMA

Mbyllja e RTV Ora, vjen reagimi nga AMA

Pas masave të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor ndaj Rtv Ora, me gjobë dhe vendim për mbyllje, vjen dhe reagimi i AMA, e cila bën një hap pas në këtë drejtim.

Me anë të një deklarate për mediat, Autoriteti i Mediave Audiovizivd thotë se nga ana e saj dhe ISHSH nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni por vetëm vërejtje ndaj Rtv Ora.

Por bashkë me emergjencën e këtij reagimi pas solidaritetit me televizionin Ora, AMA-s nuk i ka shpëtuar dhe një gafë.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19” thuhet në njoftimin e AMA-s.

Por AMA harron që me 14 shkurt në Shqipëri nuk ka pasur epidemi, pasi zyrtarisht rastin e parë me Covid-19 e kemi me 8 mars.

Pak minuta më vonë pas këtij njoftimi, AMA e korrigjoi daten 14.02.2020 me datën 14.05.2020, shkruhet në uensitin e Rtv Ora.

Deklarata e Autoritetit të Mediave Audiovizive Tiranë, 15.05.2020

Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA News, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni.

Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA News për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.

Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.

Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020

VIDEO bonus:
Loading...