Home Kronika Infermierja italiane përdhunohet nga emigranti në stacionin e autobusit, ja rrëfimi rrëqethës

Infermierja italiane përdhunohet nga emigranti në stacionin e autobusit, ja rrëfimi rrëqethës

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Itali, ku raportohet se një emigrant i paligjshëm nga Senegali ka abuzuar seksualisht një infermiere, e cila sapo kishte përfunduar turnin e saj në spital duke u shërbyer pacientëve të prekur me Covid-19.

Abuzuesi u arrestua pasi akuzohet se për thuajse një orë kishte abuzuar me infermieren 48-vjeçare, e cila kishte lënë turnin rreth orës 3 të mëngjesit. Ngjarja e rëndë ndodhi stacionin e autobusit Corso Arnaldo Luçi Metropark dhe e gjithë skena është rrëfyer nga infermierja në Polici.

“Më thoshte: Më lër të bëj çfarë të dua ose ndryshe të vras. Qëndro në këmbë dhe mos bërtit. Nuk munda që ta ndaloja sepse ishte shumë më i madh dhe i fuqishëm se unë. U zemërua sepse kisha veshur xhinse dhe nuk po i hiqte. Unë i thashë se isha shtatzënë dhe se nëse dikush e shihte atë do ta arrestonin. Por ai nuk ndalej. Nuk e di se çfarë më lëndon më shumë, trupi apo shpirti. Do të përpiqem shumë të kthehem në jetën e përditshme”, rrëfeu infermierja.

Skena u pa nga një grua tjetër, e cila pasi njoftoi Policinë u mundua që të ndërhynte por u përball me kërcënimet e emigrantit. Ai ndodhet pas hekurave dhe pret që të dalë para trupës gjykuese për të marrë dënimin.

VIDEO bonus:
Loading...