Home Bota I ikin deputetët, Macron-i humb shumicën në parlament

I ikin deputetët, Macron-i humb shumicën në parlament

Emmanuel Macron ka humbur shumicën në Asamblenë Kombëtare të Francës, pasi një grup deputetësh u larguan nga partia e tij LREM dhe u bashkuan me një grupim të ri të majtë, në një tregues tjetër të udhëheqjes së tij të lodhur.

Shtatë ligjvënës njoftuan shkëputjen nga La Republique En Marche (LREM) e presidentit Macron (LREM) të martën, duke thënë se ata do të bashkohen në grupin e sapoformuar ‘Ekologji, Demokraci, Solidaritet’ (EDS), i cili tani përbëhet nga 17 parlamentarë që po kërkojnë politika më të majta.

LREM ka mbetur me 288 deputetë, duke e lënë Macron-in me një deputet më pak se sumica e nevojshme për dhomën e ulët të parlamentit me 289 deputetë.

Qeveria e Macron-it ka të ngjarë të jetë në gjendje të mbështetet ende të partia e qendrës MoDem, por humbja e një mazhorance për presidentin do t’u ofrojë atyre më shumë ndikim mbi politikat e tij.

Largimet e deputetëve janë një goditje tjetër për Macron-in ndërsa ai përpiqet të rivendosë agjendën e tij të reformës së pensioneve e ndaluar nga protestat masive dhe pandemia Covid-19.

VIDEO bonus:
Loading...