Home Ballkani Kosova Historia e trishtë në familjen kosovare/ Burri shërohet, gruaja vdes sot nga...

Historia e trishtë në familjen kosovare/ Burri shërohet, gruaja vdes sot nga COVID -19

Në Klinikën Infektive sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë 63 vjeçarja nga Dragashi.

Infektologu Valbon Krasniqi thotë për RTV Dukagjinin se gruaj është shtruar në Klinikën Infektive më 26 prill bashkë me bashkëshortin e saj i cili po ashtu kishte rezultuar pozitiv në COVID-19.

“Ky person për fat të mirë është shëruar dhe sot është liruar për në shtëpi, por fatkeqësisht bashkëshortja e tij nuk arriti t’i mbijetojë infeksionit”, tha ai.

Pacientja që ndërroi sot jetë ishte infektuar në Repartin e Hemodializës në Spitalin e Prizrenit. Krasniqi njofton se në Klinikën Infektive janë në shtrirë për trajtim edhe 12 pacientë.

VIDEO bonus:
Loading...