Home Bota Fotot/ Më në fund të lirë! Spanjollët të gjithë në rrugë pas...

Fotot/ Më në fund të lirë! Spanjollët të gjithë në rrugë pas lehtësimit të masave

Spanjollët kanë mbushur rrugët e qyteteve pas lehtësimit të masave nga ana e qeverisë, për shkak të pandemisë. Qytetarët i janë rikthyer shëtitjeve, daljeve në sheshet kryesore, stërvitjes në natyrë, pas 49 ditësh të vetizoluar.

Në fytyrat e tyre dukej buzëqeshja dhe qetësimi pas karantinimit, ndërsa autoritetet qeveritare besojnë se tashmë vendi e ka kaluar situatën e vështirë.

Por spanjollët kanë leje që të lëvizin për vetëm 4 orë si fillim, e më pas do të veprohet në varësi të situatës.

Kur marrin transportin publik, qytetarët duhet që të vendosin maskat, ndërkohë që qeveria ka bërë gati një plan ekonomik, ku do të investohen 15 miliardë euro për ta kaluar krizën ekonomike për shkak të COVID-19.

VIDEO bonus:
Loading...