Home Bota Forcat izraelite sulmuan një vajzë palestineze që mbronte vëllanë e saj gjatë...

Forcat izraelite sulmuan një vajzë palestineze që mbronte vëllanë e saj gjatë arrestimit në Jeruzalem (VIDEO)

Jeruzalem – Të mërkurën në mbrëmje, forcat izraelite arrestuan 4 palestinezë në Jeruzalemin e okupuar, përfshirë një vajzë dhe një gazetar.

Një video e postuar nga Qendra për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Wadi Hilweh në faqen e saj zyrtare në Facebook tregoi sulmin e afro 10 pjesëtarëve të Forcave Speciale të Izraelit kundër vajzës dhe vëllait të saj para arrestimit të tyre. Policia izraelite arrestoi gjithashtu gazetarin Musab Shawer në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, dhe një djalë tjetër të ri që po e shoqëronte.

Nuk ishte e mundur menjëherë të përcaktohej shkaku i arrestimeve, dhe as identiteti i vajzës dhe vëllait të saj.

Policia izraelite kryen arrestime të përditshme në qytetin e Jeruzalemit, duke synuar zyrtarët e Autoritetit Palestinez, përfshirë Ministrin e Çështjeve të Jeruzalemit, Fadi Al-Hadmi, dhe guvernatorin e qytetit, Adnan Ghaith.

VIDEO bonus:
Loading...