Home Kronika Dhunë barbare për 26 vite me radhë ndaj gruas, pranga shqiptarit në...

Dhunë barbare për 26 vite me radhë ndaj gruas, pranga shqiptarit në Itali që nuk kursente dorën as ndaj fëmijëve

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për dhunë ndaj gruas së tij dhe dy fëmijëve të tyre. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Genova.

“Ansa” shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte ushtruar dhunë ndaj gruas për 26 vite me radhë.

Gruaja raportoi se në vitin 2015 pasi ishte dhunuar, ishte larguar nga banesa. Por në këto momente burri i kërkoi falje, ndërsa pasi gruaja u rikthye në banesë, dhuna rinisi. Ajo raportoi se përveç fyerjeve, burri e rrihte me grushte, madje dhe e kafshonte.

VIDEO bonus:
Loading...