Home Ballkani DETAJET/ Dogji shtëpinë dhe dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Fier që gënjeu...

DETAJET/ Dogji shtëpinë dhe dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Fier që gënjeu në deklaratën pas ngjarjes

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 51-vjeçar të akuzuar se ia ka vënë zjarrin banesës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes 44-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Aliosha Simaku, 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rreth Libofshë, i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Gj.Simaku, 44 vjeçe.

Por dje teksa mediat vendase kishin shkuar në banesën e fierakut për ‘t’i qarë hallin’ që i ishte djegur shtëpia, ai kishte deklaruar se shkak ishte bërë një shkëndijë elektrike dhe kërkonte ndihmë. Me sa duket pas hetimeve ka rezultuar ai përgjegjësi i zjarrvënies që e la familjen të pastrehë.

VIDEO bonus:
Loading...