Home Lajmet kryesore Covid-19 u përhap nga fundi i 2019-ës dhe ky është një lajm...

Covid-19 u përhap nga fundi i 2019-ës dhe ky është një lajm i keq

Një analizë e re gjenetike e virusit Covid-19 e marrë nga më shumë se 7.600 pacientë në të gjithë botën tregon se virusi, ka qarkulluar tek njerëzit që nga fundi i vitit të kaluar dhe duhet të jetë përhapur shumë shpejt pas infeksionit të parë.

Studiuesit në Britani analizuan mutacionet në virus dhe gjetën prova të përhapjes së shpejtë, por asnjë provë se virusi ishte shumë lehtë i transmetueshëm dhe kishte gjasa të shkaktonte sëmundje serioze.

“Virusi po ndryshon, por kjo në vetvete nuk do të thotë se po përkeqësohet,” i tha CNN studiuesi i gjenetikës Francois Balloux nga Instituti i Gjenetikës në Kolegjin Universitar në Londër.

Balloux së bashku me kolegët tërhoqën sekuencat virale nga një bazë e të dhënave globale gjigante që shkencëtarët në të gjithë botën po përdorin për të shkëmbyer informacione. Ata shikuan mostrat e marra në periudha dhe nga vende të ndryshme dhe thanë se tregojnë se virusi fillimisht filloi të infektonte njerëzit në fund të vitit të kaluar.

“Ky përjashton çdo skenar që supozon SARSCoV-2 mund të ketë qenë në qarkullim shumë kohë përpara se të identifikohej dhe rrjellimisht të ketë infektuar përmasa të mëdha të popullatës,” shkroi ekipi i Balloux në raportin e tyre, botuar në revistën Infeksioni, Gjenetika dhe Evolution .

Ky është një lajm i keq

Disa mjekë kishin shpresuar se virusi po qarkullonte për shumë muaj dhe mund të ketë infektuar në heshtje shumë më shumë njerëz sesa është raportuar. Kjo do të ofronte shpresë se në disa vende do të ishte fituar imuniteti i popullatës. “Të gjithë shpresonin për këtë. Unë gjithashtu isha,” tha Balloux. Gjetjet e tyre tregojnë se nuk ka ndodhur nje gjë e tillë.

Midis njerëzve dhe lakuriqëve

Shumë studime të ndryshme kanë treguar se koronavirusi i ri, kishte origjinën në një lakuriq nate, por duhej të kishte infektuar një kafshë tjetër para se të kalonte në njerëz. Rastet e para njerëzore u raportuan në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar. Viruset janë mutantë dhe këto mutacione mund të përdoren si ajo që quhet orë molekulare për të gjurmuar një virus përmes kohës dhe gjeografisë.

“Rezultatet tona janë në përputhje me vlerësimet e mëparshme dhe tregojnë për të gjitha sekuencat që ndajnë një paraardhës të përbashkët drejt fundit të vitit 2019, duke e mbështetur këtë si periudhën kur SARS-CoV-2 kaloi tek njerëzit,” shkroi ekipi.

“Ne jemi shumë të sigurt që infeksioni ka ndodhur fundin e vitit të kaluar. Kjo është vërtetuar në të gjitha vendet,” shprehu Balloux.

Ata gjetën gjithashtu prova gjenetike që mbështesin dyshimet që virusi po infektonte njerëzit në Europë, SHBA javë ose muaj më parë se të raportoheshin rastet e para zyrtare në janar dhe shkurt.

“Është e pamundur të gjesh pacientin “e parë” në çdo vend,” tha Balloux.

Gjetjet e ekipit të Balloux u rishikuan nga ekspertë të tjerë, një proces i quajtur rishikim nga kolegët, përpara se të botoheshin në revistë.

“Të gjitha viruset ndryshojnë natyrshëm. Mutacionet në vetvete nuk janë një gjë e keqe dhe nuk ka asgjë për të sugjeruar që SARS-CoV-2 po ndryshon më shpejt ose më ngadalë nga sa pritej. Deri më tani nuk mund të themi nëse SARS-CoV-2 po bëhet pak a shumë vdekjeprurës dhe ngjitëse, “tha Balloux.

Lane Warmbrod është një analist në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore që ka ndjekur raportet mbi gjenetikën e koronavirusit të ri tha se më shumë studime janë të nevojshme tek kafshët për të demonstruar sesi ndryshimet në gjenetikën e virusit, mund ta bëjnë atë pak a shumë infektiv ose patogjen.

Raportet për mutacionet mund të jenë të rëndësishme për ekipet që po punojnë për të gjetur një ilac apo një vaksina për të luftuar koronavirusin. Vaksinat, veçanërisht, duhet të synojnë pjesë të virusit që janë të konservuar që nuk ndryshojnë shumë me kalimin e kohës.

CNN: Përshtati në shqip gazeta Si

VIDEO bonus:
Loading...