Home Lajmet kryesore A e ka njoftuar ISHSH, AMA-n për vendimin e mbylljes se menjëhershme...

A e ka njoftuar ISHSH, AMA-n për vendimin e mbylljes se menjëhershme të RTV ORA?

Solidariteti masiv në krah të RTV Ora, pas vendimeve arbitrare dhe të paprecendenta që Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor mori ndaj këtij televizioni bërë që AMA të bëjë një reagim urgjent në orët e vona të mbrëmjes se sotme.

Reagimi duhet thënë që jo vetëm është gjysmak por dhe ka gabim në datë, tregues që ky njoftim është bërë me nxitim. Në vend të shkruajë 14 maj, është shkruar sikur ISHSH ka konsatuar shkelje më  14 shkurt,  duke harruar që në Ditën e të dashuruarve” në Shqipëri nuk ka pasur epidemi, pasi zyrtarisht rastin e parë zyrtar me Covid-19 e kemi me 8 mars. Por me pas kjo date u korrigjua.

Autoriteti i Medias Audiovizive duhet ti kujtojmë se në ambientet e RTV Ora ka mbërritur jo një vendim por dy vendime të ISHSH.

Vendimi i parë është ai  gjobës me 1 milionë lekë të reja për prezencën në studio të më shumë se dy personave në emisionet “Tempora” dhe “360gradë” dhe “Arena”.

AMA në njoftimin e saj e konfirmon per kete vendim.

Por AMA nuk përmend vendimin e dytë të ISHSH që ka të bëjë me vendimin për gjobitjen me 1 milionë lekë të tjera të reja dhe mbylljen e menjëhershme të aktivitetit.

Ndoshta kjo nuk është për faj të AMA-s, ndoshta është faj i ISHSH-së e cila nuk ka informuar si duhet Autoritetin e Medias Audiovizive.

Por stafi juridik i RTV Ora do të vërë në dispozicion sa me pare vendimin e paprecedentë të këtij institucioni shtetëror.

Njoftimi i AMA

Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA Neës, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni.

Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA Neës për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.

Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.

Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020.

/Ora News.tv/

 

VIDEO bonus:
Loading...