Home Ballkani Virusi pandemik në SHBA, parashikimi i zymtë i Trump: Do të kemi...

Virusi pandemik në SHBA, parashikimi i zymtë i Trump: Do të kemi shumë viktima (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump paralajmëroi amerikanët që të përgatiten për javën më të ashpër të pandemisë koronavirus. Ai parashikoi shifra tepër tragjike në bilancin e të prekurve dhe viktimave.

“Mes kësaj jave dhe asaj në vazhdim do të kemi ditët më të vështira. Fatkeqësisht do të kemi shumë vdekje”, tha Trump.

Gjatë konferencës për shtyp, përveç vlerësimit të zymtë për ditët në vijim, Trump siguroi shtetet më të prekura se do t’i ndihmojë me pajisje mjekësore dhe personel ushtarak për të luftuar virusin e rrezikshëm.

“Me urdhrin tim, 1 mijë ushtarakë po vendosen në qytetin e Nju Jorkut për të dhënë ndihmën e tyre. Aty është pika më e nxehtë në të gjithë vendin”, u shpreh presidenti i SHBA.

Shtetet e Bashkuara regjistruan në 24 orët e fundit bilancin më të zi që prej shpërthimit të pandemisë: më shumë se 1200 persona humbën jetën. Në total raportohen mbi 300 mijë të infektuar me Covid-19, më shumë se çdo vend tjetër i botës. Në kontrast me paralajmërimin e tij dhe shifrat që përkeqësohen çdo ditë, Trump premtoi një lehtësim të masave kufizuese për Pashkë.

“Ne duhet të hapim vendin tonë sërish. Ne nuk duam të vazhdojmë kështu për muaj”. Shifrat pritet të rriten dhe më shumë, pasi që prej shpërthimit të pandemisë të paktën 430 mijë persona kanë arritur në Shtetet e Bashkuara nga Kina. Mijëra prej tyre kishin qëndruar në Wuhan, epiqendër e përhapjes së koronavirusit në të gjithë globin.

VIDEO bonus:
Loading...