Home Bota Mbi 1,2 milion raste me COVID-19 në gjithë botën

Mbi 1,2 milion raste me COVID-19 në gjithë botën

Më shumë se 1,2 milion raste me koronavirus (COVID-19) janë konfirmuar në gjithë botën, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Rreth 64 774 persona kanë humbur jetën në botë si pasojë e koronavirusit të ri, ndërsa 246 893 janë shëruar pas trajtimit.

Që nga shfaqja në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën.

SHBA është kthyer në vendin me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me koronavirus, gjithsej 312 146.

Megjithatë, Italia ka numrin më të madh të të vdekurve si pasojë e COVID-19, me 15 362, e ndjekur nga Spanja me 11 947 viktima.

VIDEO bonus:
Loading...