Home Bota Analiza Demontim i disa teorive dhe miteve mbi koronavirusin

Demontim i disa teorive dhe miteve mbi koronavirusin

Nga Alice Elizabeth Taylor

Përveç koronavirusit, i cili po sjell efektet e tij në jetën e qytetarëve, ndikim negativ kanë dhe lajmet e rreme e teoritë e ndryshme mbi koronavirusin.

Rrjetet sociale dhe YouTube janë të mbushura me lajme që tregojnë se koronavirusi është shkaktuar nga 5G, lakuriqët, Big Pharma dhe se uji kolodial do ta kurojë atë. Këto teori janë po aq shumë të rrezikshme sa vetë virusi dhe madje mund të rrezikojnë shëndetin dhe jetën e atyre që i besojnë.

Exit sjell më poshtë disa nga teoritë më të përhapura dhe i hedh poshtë me burime të bazuara në fakte, serioze dhe të besueshme.

Ibuprofeni është i dëmshëm për personat me koronavirus

Portali mjekësor Lancet publikoi hipotezën se përdorimi i Ibuprofenit mund të dëmtojë shëndetin nëse prekesh nga koronavirusi. Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, më pas shpërndau këtë informacion, i cili u bë viral.

Problemi është se hipoteza mbetet vetëm një hipotezë.

Profesori Michael Roth, i një nga pjesmarrësit në studim deklaroi më vonë se informacioni i Lancet “nuk është një rekomandim për të përdorur apo jo disa ilaçe. Pacientët duhet të ndjekin gjithmonë udhëzimet e dhëna nga mjekët e tyre. ” Më 18 mars, OBSH deklaroi se ata nuk kanë asnjë provë që ibuprofen e përkeqëson gjendjen e personave me koronavirus.

Ata që kanë bërë vaksinën e gripit janë më të rrezikuar ndaj COVID-19

Një studim, i cili qarkulloi në rrjete sociale dhe faqet të ndryshme, me titull “Vaksina e gripit dhe ndërhyrja e virusit të frymëmarrjes midis personelit të Departamentit të Mbrojtjes gjatë sezonit të gripit 2017-2018”, pohoi se vaksina e gripit rriste shanset që personat të prekeshin nga koronavirusi.

E vërteta është se COVID-19 është virus i familjes së Koronaviruseve ku përfshihen edhe viruset SARS dhe MERS.  Studimi në fjalë u krye në vitin 2018 para se të njihej COVID-19 dhe për këtë arsye ku studim nuk ka më vlerë sot. Ende, nuk ka të dhëna për ndikimin e vaksinës së gripit mbi të infektuarit me COVID-19, dhe profesionistët mjekësorë i kanë nxitur njerëzit të vaksinohen.

Koronavirusi është shpikur në një laborator dhe është një armë biologjike

Tashmë ekziston një teori se virusi u shpik në një laborator dhe u lëshua në shoqëri qëllimisht.

Sipas një studimi të Pew, 23% e amerikanëve e besuan këtë teori dhe 6% e tyre mendojnë se është krijuar aksidentalisht.

Studimet e bëra deri më tani mbi Covid-19 tregojnë se ai kalon nga kafshët tek njerëzit, në të njëjtën mënyrë si SARS dhe MERS. Fakti që përmban komponentë unikë që nuk gjendeshin më parë tek viruset e tjera do të thotë se ai erdhi nga një burim i panjohur më parë në natyrë. Nëse do të ishte krijuar nga njeriu, shkencëtarët do të dinin si të punonin me të dhe të merrnin rezultate e dëshiruara.

Qeveria shfaq virusin në 2018 dhe përfshirja e Bill Gates

Në 21 janar, një Youtuber i quajtur Qanon publikoi në tuiter një kërkesë të bërë në vitin 2015,  nga Instituti i Pirbright, në Mbretërinë e Bashkuar, për marrjen e patentës mbi vaksinën ndaj koronavirusit.

Instituti shkruante se pandemia ishte e planifikuar, media do të përdorej si mjet për të nxitur frikë dhe koorporatat farmaceutike ishin të gatshme për të përfituar miliarda dollarë prej saj.

Në ketë konspiracion u përfshi edhe Bill Gates — Fondacionin i tij, i cili kishte lajmëruar se do të financonte një projekt për studimin e imunitetit ndaj sëmundjeve të krijuara nga bagëtitë. Projekt, i cili nuk ishte i lidhur me objektin e fondacionit.

Patenta e kërkuar në vitin 2015 përkonte me zhvillimin e vaksinës kundër SARS-it, një koronavirusi tjetër, i krijuar nga pulat dhe i përhapur nga Kina në të gjithë botën në viitn 2002.

Zëdhënësi i Pirbright mohoi financimin e patentës nga Fondacioni i Bill Gates dhe sqaroi se nuk ekzistonte asnjë lidhje midis milionerit dhe koronavirusit. Megjithatë, tashmë dihet se Qendra Amerikane për Mbrojtjes ndaj Semundjeve (CDC) nuk ka asnjë vaksinë për COVID-19.

Teoricienët e konspiracioneve shprehen se virusi është përhapur nga qeveria për të përfituar para kompanitë farmaceutike. Kjo teori nuk është e vërtetë pasi vaksina e lartpërmendur është vetem për SARS-in. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë për COVID-19.

Miliona të vdekur në Kinë dhe qeveria ka djegur kufomat.

Ka një mori pyetjesh nëse Kina ka fshehur numrin e vërtetë të rasteve me Koronavirus, ose i ka ndryshuar ato qëllimisht për të ulur rëndësinë dhe rrezikshmërinë e tij. Inteligjenca amerikane pohoi se autoritetet kineze kanë raportuar numra më të ulët dhe se raporti nuk është bërë ende publik. Është e qartë se autoritetet kineze nuk kanë përfshirë raste të rezultuara pozitive me koronavirus, si dhe numrin real të vdekjeve të cilat janë ende të panjohura.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mohuar të ketë prova për fshehje të rasteve të rezultuara pozitive. Drejtuesi i misionit të OBSH në Wuhan, Bruce Aylward, është shprehur se ai nuk ka vizituar çdo cep të Kinës, por ai është i sigurt se shifrat që kanë, shpjegojnë qartë, se çdo të thotë epidemi.

Tituj kryesorë nga tabloidët Britanik, publikuan imazhe dhe prova se në qytetin e Vuhan digjen kufoma. Nga pamjet duket qartë niveli i lartë i dioksidit të sulfurit në qytetet e karantinuar gjatë përhapjes së koronavirusit. Imazhet e shfaquara për të faktuar këtë pretendim, në fakt ishin simulime kompjuterike të cilat nuk ishin në kohë reale, por rezultate për të parashikuar nivelin e squfurit në ajër.

Pamjet satelitore janë marrë drejtpërdrejt mbi kompaninë Iron & Steel, e cila emeton gazra nga prodhimi i çelikut dhe hekurit. Pranë saj ndodhen edhe termocentrale të cilat djegin qymyr.

Shume prej titujve kryesorë që janë publikuar rreth këtij lajmi të rremë janë fshirë.

Ngrënia e lakuriqëve të natës është një gjë e zakonshme në Kinë.

Nuk ka asnjë provë deri më tani se ngrënia e lakuriqëve të natës të jetë burimi i shpërthimit të infeksionit.

Shumë nga rastet fillestare të COVID-19 nuk kishin asnjë kontakt me kafshë të gjalla para se të prekeshin nga sëmundja. Ende nuk dihet origjina e virusit.

Vitamina C/ zbardhuesi/ uji koloidial/suplementet mund ta kurojnë atë

Gjatë këtyre kohërave të vështira, njerëzit janë të dëshpëruar për të gjetur kura dhe masa parandaluese. Fatkeqësisht, shumë prej produkteve që reklamohen si efektive, nuk janë të tillë.

Vajrat esencialë, uji kolodioal(supliment ushqimor, që merret nga goja për të rritur imunitetit, përdoret zakonisht nga personat e sëmurë me HIV/AIDS), zbardhuesi, vitamina C, nuk janë efektive ose nuk janë provuar të jenë të tillë në parandalimin apo kurimin e koronavirusit.

Zbardhuesi shërben për dezinfektimin e sipërfaqeve në shtëpinë tuaj, por nuk duhet të hahet në asnjë formë. Uji koloidal nuk është as efektiv dhe mund të jetë i dëmshëm. Madje mund ta kthejë lëkurën tuaj në ngjyrë blu. Vitamina C ka ndikimin në forcimin e sistemit imunitar, por ka pak prova për ndikimin e saj në parandalimin ose kurimin e koronavirusit.

5G është shkaku i  koronavirusit

Shumë postime pohuan se interneti 5G është përgjegjës për vdekjet në botë dhe koronavirusi është thjesht një mbulesë. Ata pretendojnë se Kina, dhe Vuhan ishin vendet e para që kishin kulla 5G dhe se gjithçka ishte një plan i madh, për të shpopulluar botën. Teori të ndryshme të tjera kanë dalë nga kjo, të tilla si 5G ndërhyn në hemoglobin, prish sistemin imunitar dhe madje mund të kontrollojë mendjen e njerëzve.

Kjo nuk është e vërtetë. Aktualisht nuk ka asnjë provë që 5G të jetë e dëmshme për njerëzit. Janë thjesht të dhëna celulare të transmetuara përmes valëve të radios, të cilat janë një pjesë e vogël e spektrit elektromagnetik. Këto valë nuk dëmtojnëADN-në brenda qelizave tona. Asnjë institucion i njohur mjekësor nuk ka qenë në gjendje të gjejë ndonjë provë bindëse që ekspozimi ndaj këtyre valëve mund të shkaktojë efekte të dëmshme shëndetësore.

E vërtetë është që Kina ka mbi 100,000 kulla 5G, por Koreja e Jugut ishte e para që në të vërtetë nisi shërbimet 5G.

Loading...