Home Bota Turqia dërgon armatim të rëndë në Idlib të Sirisë (VIDEO)

Turqia dërgon armatim të rëndë në Idlib të Sirisë (VIDEO)

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet ku shihet një bateri e sistemit Houk, që kalon në Idlib. Në video mund të shihen edhe 3 raketahedhës kundërajror M-192.
Mediat lokale shkruajnë se Turqia posedon së paku 16 sisteme Houk, që janë modernizuar sipas standardeve më të reja.
Sistemi i modernizuar Houk është versioni më i avancuar dhe kompakt i sistemit amerikan PVO, i cili ka dometin nga 40 kilometra.
Mediat shkruajnë se sistemi Houk përbën kërcënim të madh për aviacionin rus dhe sirian, të cilët bombardojnë pozicionet e xhihadistëve të lidhur me ushtrinë turke.
Ushtria turke sulmoi aeroplanët sirianë dhe rusë me raketa Stinger në fillim të këtij viti. Ushtria turke pritet të dërgojë armatime shtesë në Idlib në ditët e ardhshme, megjithëse një armëpushim është në fuqi. Ky grumbullim armësh tregon, shtojnë mediat, se Turqia nuk planifikon të zbatojë pjesërisht një marrëveshje me Rusinë dhe po përgatitet për një luftë të madhe me forcat e regjimit sirian dhe aleatët e saj./TetovaNews

VIDEO bonus:
Loading...