Home Bota STUDIMI: Nëse nuk do merreshin këto masa, 40 milionë njerëz mund të...

STUDIMI: Nëse nuk do merreshin këto masa, 40 milionë njerëz mund të vdisnin nga COVID-19

Studiuesit në Imperial College në Londër kanë zbuluar se COVID-19 mund të kishte shkaktuar vdekjen e 40 milion njerëzve në të gjithë botën këtë vit pa marrjen e masave parandaluese, duke vënë në fokus të mprehtë ndikimin që distancomi social dhe testimi synojnë të kenë tek ngadalësimi i përhapjes së sëmundjes.

Studiuesit zbuluan se, pa u kontrolluar, virusi mund të shkaktojë vdekjen e 40 milion njerëzve këtë vit dhe infektimin e 7 miliardë njerëzve, pothuajse të gjithë popullsinë në botë.

Modelimi i tyre zbuloi gjithashtu se distancimi social përgjysmonte këto pasoja dhe se pa një veprim të shpejtë, sistemet shëndetësore në të gjithë botën do të mbingarkoheshin,

Dr Patrick Walker, i cili shkroi raportin, tha: “Ne vlerësojmë se bota do të përballet me një urgjencë akute të paparë të shëndetit publik në javët dhe muajt e ardhshëm. Gjetjet tona sugjerojnë që të gjitha vendet përballen me një zgjedhje midis masave intensive dhe të kushtueshme për të ndalur infektimin, ose në të kundërt sistemet shëndetësore do të kolapsojnë.”

VIDEO bonus:
Loading...